Realizimi i një takimi për inicimin e dialogut socijal në komunën e Shtipit. 01/11/2016

with No Comments

Më 01.11.2016, në Shtip u mbajt një takim për të inicuar dialogun social në mes palëve të interesuara në temën: „Sfidat e grave të bashkësive etnike gjatë punësimit“.

Në takim ishin prezent përfaqësues të institucioneve relevante të komunës, si dhe palë tjera të interesuara. Pas një diskutimi konstruktiv, pjesëmarrësit i shprehën qëndrimet e tyre në lidhje me shkaqet e mospjesëmarrjes aktive të tyre në tregun e punës. Në takimin u diskutua edhe për mënyrat e ndryshme për motivimin e grave për t’u angazhuar në tregun e punës, si dhe cilat janë përfitimet nëse gratë janë aktive dhe të kontribuojnë financiarisht në familje dhe në shoqëri.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit „Përfshirja e grave nga grupet etnike në tregun e punës“, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga CFCD të – Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë. Projekti zbatohet në 5 komuna: Shkup, Manastir, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë nga ana e IQF ANTIKO në bashkëpunim me CARE Deutschland/Luxembourg e.V.