THIRRJE PËR ORGANIZIM TË KURSEVE PROFESIONALE NË: SHKUP, KUMANOVË, TETOVË, MANASTIR, SHTIP

with No Comments

Iniciativa e femrave ANTIKO – Shkup, dhe CARE Deutschland/Luxembourg e.V në kuadër të projektit “Përfshirja e grave nga bashkësitë etnike në tregun e punës”, financuar nga Bashkimi Evropian bëjnë thirrje:

THIRRJE PËR ORGANIZIM TË KURSEVE PROFESIONALE NË:SHKUP, KUMANOVË, TETOVË, MANASTIR, SHTIP

IQF ANTIKO nga Shkupi bën thirrje organizatave, shoqatave dhe subjekteve të interesuara që ofrojonë shërbime në organizimin e kurseve të paguara dhe të çertifikuara në temat që vijojonë poshtë:

  1. Mësimi gjuhëve (anglisht, gjermanisht, maqdonisht);
  2. Kurse për parukeri (frizere);
  3. Kurse për shminkim (Make Up);
  4. Kurse për trajtimtë thonjve (rregullimi, shëndeti dhe mirëmbajtja);
  5. Kurse të kosmetikës;
  6. Kurse të përkujdesit të posaçëm (persona që kanë nevojë për kujdes të posaçëm);
  7. Kurse për kompjuter.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit

Mundësimi i një tregu inkluziv të punës në Maqedoni, ku të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata nga grupet e rrezikuara, të kenë qasje dhe mundësi të barabarta.

Qëllimi specifik i projektit

Rritja e qasjes dhe prania e grave nga bashkësitë etnike në tregun e punës në Repupublikën e Maqedonisë, duke forcuar potencialet e tyre për punësim dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm shoqëror/social. Projekti ka paraparë fuqizimin e kapaciteteve të grave nga bashkësitë etnike jo shumicë në Shkup, Tetovë, Manastir, Kumanovë dhe Shtip duke organizuar trajnime dhe orientime profesionale/individuale, me qëllim për të rritur njohuritë dhe kapacitetet e tyre që të jenë sa më konkurruese në tregun e punës.

Afati i fundit për dorëzim të ofertës është 17.04.2017 (e hanë). Ofertën mund ta dorëzoni në mynyrrë elektronike në këta adresa contact@antiko.org.mk, antico@t.mk, wci.antiko.mk@gmail.com ose Rr. „Vukovarska“ no.23-1/2, 1000 Shkup, fahun postal 1090-1010. Ofertat mund të dorëzohen dhe ne formë të lirë në memorandum zyrëtarë të aplikuesit.

Të gjitha ofertat duhet ti plotësojnë të gjitha kushtet të paraparë në këtë dokument Thirje për organizim të kurseve prosenonale IEMWLM