E RËNDËSISHME – THIRRJE PËR EKSPERTË/TE (profesionalistë) për mbajtjen punëtorive kreativo – edukative për fëmijë nga Manastiri

with No Comments

E rëndësishme!!! Afati i fundit është vazhduar deri më 2 dhjetor 2016.

Ky tekst fillimisht është botuar në 7 nëntor 2016

Inicjativa  qytetare e femrave  ANTIKO nga Shkupi dhe CARE Deutschland/Luxembourg e.V, shpallin thirrje për ekspertë/te lokale nga Manastiri interesuar të angazhohen për organizimin dhe mbajtjen e  punëtorive kreativo – edukative për fëmijë të moshës 5 deri në 10 vjeç.

Ekspertët do të angazhohen në kuadër të projektit „Përfshirja e grave të bashkësive etnike në tregun e punës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga partenerët e proektit IQF ANTIKO dhe CARE  Deutschland/Luxembourg e.V.

Punëtoritë kreativo- edukative për femijë organizohen në kuadër të projektit të lartë përmendur ku aktiviteti  kryesorë i është dedikuar grave (nënave) nga bashkësite etnike, të cilat duan t’i rrisin kapacitetet dhe potencialet e tyre  për inkuadrim aktiv në tregun e punës.

Punëtoritë do  të organizohen për grupe moshe 5-10 vjec, me preardhje të ndryshme etnike.

Grupi do të formohet maksimum prej 25 fëmijëve. 

Aplikimet me dokumentacionin përcjllës duhet të dorëzohen më vonë deri në 14 nëntor 2016 në postën elektronike:contact@antiko.org.mk dhe në antico@t.mk

Shkarko thirrjen e plotë në këtë link –povik_za_ekspertki_za__kreativni_rabotilnici_za_deca_vo_bitola___htip_iemwlm_alb