TETOVË – Puntori edukativo- kreative për fëmijë

with No Comments

TETOVË – Puntori edukativo- kreative për fëmijë

02-03.03.2017ne Tetove u mbajtë trajnimi dy-ditor në temë: “Bazat e zhvillimit të biznesit dhe të vetëpunësimit”, dedikuar për gratë  e bashkësive etnike jo shumicë. Paralelisht me këto aktivitete, u mbajtën edhe puntori kreative për fëmijët e nënave pjesëmarrëse në trajnime  të dedikuara  për fëmijtë të  grup – moshave  5-10 vjec, me prejardhje të ndryshme etnike. Përkujdesi dhe edukimi i fëmijëve iu besua ekspertes, Z-nja  Gëzime Hajredini.( ekspert pedagog), dhe asistentes  Hatixhe Xhemaili nga  Shoqata- Dora e  Artë  dhe Jelena Apostolovska – Shoqata- Sreken Zivot nga Tetova.

Objektivat e puntorisë edukativo- keative ishin të fokusuara në :

  • Inkurajimin e kreativitetin tek fëmijët
  • Dhënja e përkrahjes në zhvillimin e potencialin e tyre krijues dhe aftësive njohëse.
  • Zhvillimi i të menduarit kreativ i cili përfshin imagjinatën, komunikimin, aftësi dhe përpjekje.    me qëllim që në vazhdimesi të zhvillohen shkathësitë motorike gjatë kryerjes së punimeve(veprave/ proektimeve) të tyre individuale ose  ekipore

 

Në puntori ishin prezent 19 fëmijë ,9 vajza dhe 10 djem  me prejardhje të ndryshme etnike,  nga: Tetova dhe fshatrat Selcë dhe Gjermë. 

Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të projektit “Përfshirja e grave nga bashkësitë etnike në tregun e punës”, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga IQF ANTIKO dhe CARE Gjermani / Luksemburg.

IQF.ANTIKO është shfrytëzues i granteve institucionale #civicamobilitas