CARE Gjermani/luksenburg e.V. dhe Inicjativa Qytetare e Femrave ANTIKO Shkup e implementojnë projektin „ Përfshirja e grave të bashkësive etnike jo shumicë në tregun e punës “. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian,  ndërsa organ  kontraktues është Sektori për financim qendror për nënshkrim te  kontratave pranë (SFQNK) Ministrisë të financave. Projekti është pjesë e programit Promovimi i përfshirjes sociale, vija buxhetore: IPA zhvillimi i burimeve (resurseve) njerëzore, numri i referencës: EuropeAid /135-012/M/ACT/MK. Projekti është pjesë e prioriteteve Tematike Lот 2 – Integrimi i pakicave etnike në tregun e punës me fokus të veçantë tek gratë.

 

Qëllimi i përgjithshëm

 

Të mundësohet krijimi i tregut të punës inkluziv në R.M., ku të gjithë qytetarët, duke i përfshirë edhe ata të kategorive më të rrezikuara do të kenë qasje dhe mundësi të barabarta pe fuqizim.

 

Qëllimi specifik

Rritja e qasjes dhe pjesëmarrja  aktive  e grave të bashkësive etnike në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë, nëpermjet të  rritjes së potencijalit  të tyre për punësim, si  dhe krijimi  i një  ambienti më të favorshem sociale për inkuadrim në tregun e punës.

 

Aktivitetet kryesore

Projekti ka për qëllim të bëjë vlerësimin e gjendjes aktuale të punësimit të grave të bashkësive etnike në tregun e punës në zonat qëllimore. Gjithashtu projekti parashikon edhe  këto aktivitetete:

 

  • puna psiko-sociale në teren me familjet  nga   zonat qëllimore;
  • trajnime për mbështetje në punësimin individual;
  • mobilizimi i komuniteteve ku qëllimi është aktualizimi i çeshtjeve që kanë të bëjne me punësimin;
  • praktika profesionale për 30 gra;
  • ndarja e metodologjis dhe praktikave të mira të projektit me Agjencionit për punësim për  shfrytëzimi saj  për replikim.

 

Vendi i veprimit

Aktivitetet e projektit dotë zbatohen në 5 komuna dhe ate në: Shkup, Kumanovë, Shtip, Manastir dhe Tetovë.

 

Kohëzgjatja e projektit

Projekti është planifikuar të zgjasë 18 muaj - nga 20 janar 2016 deri  në 20 korrik 2017.