Për ANTICO

antico-logo

Misioni: Promovimi i  kulturës  për paqe dhe jo dhunë, përmirësimi i  statusit socio-ekonomik të femrave dhe arritja e barazisë gjinore, duke mbështetur ndëtimin e kapaciteteve të tyre për të ndikuar në  zbatimin e plotë të politikave dhe instrumenteve vendore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut/të femrave.

Vizioni: Paqe dhe zhvillim i qëndrueshëm - shoqëri civile që ofron mundësi të barabarta dhe që i respekton të drejtat e njeriut të gjithë qytetarëve pavarësisht nga gjinia e tyre, përkatsija etnike, fetare dhe lloje të  tjera të dallimeve (diversitetit).

ANTIKO është themeluar në vitin 1999 për të dhënë përgjigje nevojës  në komunitet  në themelimin  e rrjeteve multietnike për veprim, si dhe promovimin e punës ekipore ne fushën e  demokracisë, pluralizmit dhe tolerancës, bashkëpunimit ndër-etnik, barazisë gjinore dhe pjesëmarrjen  aktive të qytetarëve në ndërtimin e paqes në komunitet përmes te zhvillimit dhe prosperitetit ekonomikë, socialë, kulturorë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut për të gjithë njerëzit e  margjinalizuar dhe të ndryshëm.

Rrjeti Antico me veprime të koordinuara dhe partneritet me organizatat e shoqërisë civile, pushtetit lokal, sektorit të biznesit, medias dhe aktorëve të tjerë, zbaton aktivitete të vazhdueshme që  bëjnë një ndikim pozitiv në nivelin e individëve, grupeve dhe komuniteteve.

Format e veprimit te rrjetit të ANTIKO-s : ndërtimi e kapaciteteve, advokim, promovimi i arsimi- edukimit jo-formal, studime dhe analiza gjinore, botimin e publikemeve, Rrjeti ANTIKO ështe i përbërë nga 16 grass rut organizata që punojnë dhe veprojnë në bashkësitë lokale të R. M.

Aktivitetet kryesore:

  • Promovimi i kulturës për paqe dhe jo dhunë - duke krijuar një hapësirë të sigurt për ndërveprimin e dallimeve;
  • Përfshirja sociale e femrave nga grupet e margjinalizuara - ngritja e kapaciteteve për pjesëmarrje në aktive në jetën politike, publike dhe ekonomike;
  • Rritja e numrit të femrave në tregun e punës - forcimin e fuqisë ekonomike të grave;
  • Aplikimi i modeleve pjesëmarrëse të punës dhe veprimit në bazë të provave;
  • Mbështetje për fuqizimin politik të femrave - rritje e aftësive politike dhe menaxhuese të tyre;
  • Rritja e ndikimit të integrimit gjinor në politikat dhe programet e institucioneve - strategjive të përgjegjshme gjinore, programet gjinore dhe buxhetet;
  • •Organizimi i lidhjeve, rrjete multietnike, inkurajimin dhe mbështetjen e zhvillimit të bashkëpunimit intersektorial dhe partneritetit social mes organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve përkatëse të pushtetit lokal;
  • Afirmimi rëndësisë  së  pjesëmarrjes aktive të qytetarëve (të rinjtëve dhe grave) në adresimin e problemeve dhe nevojave të komunitetit;

Promovim dhe perkrahje e zhvillimit të aktivizmit për të zvogëlimin e dhunës gjinore dhe asaj  në familje.

KONTAKTET

St. "Vukovar" nr. 23-1 / 2, Shkup
box Post Office. 1090/1010
telefonit. +389 2 2614 641
e-mail: contact@antiko.org.mk dhe antico@t.mk
www.antiko.org.mk
twitter.com/wci_antiko/
facebook.com/WCI.ANTIKO/
https://www.youtube.com/channel/UCXjR18Bnjxj4zb0N33hrtRg


Për CARE

care-logo

CARE International është federatë e organizatave joqeveritare ndërkombëtare që i zbatojnë programet e tyre për të luftuar varfërinë dhe padrejtësinë sociale në mbi 80 vende të botës.

Vizioni

Ne përpiqemi për një botë të shpresës, tolerancës dhe drejtësisë sociale, ku varfëria është tejkaluar dhe njerëzit jetojnë me dinjitet dhe siguri.

Misioni

Misioni ynë është që të shërbejë individëve dhe familjeve  më të varfra në komunitetet dhe në botë. Ne marrim forcë nga diversiteti global, resurset dhe nga eksperienca  jonë. Ne promovojmë  zgjidhje të reja dhe angazhohemi  për përgjegjësi globale. Ne  i lehtësojmë  ndryshimet e qëndrueshme me:

  • Përforcim të kapaciteteve për vetë-ndihmë;
  • Sigurim të mundësive ekonomike;
  • Afrim të ndihmës në raste emergjente;
  • Ndikim në vendimmarrje politike në të gjitha nivelet;
  • Trajtimi i diskriminimit në të gjitha format e saj.

Të udhëhequr nga aspiratat e komuniteteve lokale, ne përmbushim misionin tonë me përsoshmëri dhe  marrim pjesë në  dhimbjen e tyre, sepse njerëzit  që  ne u  shërbejmë e meritojnë këtë.

CARE ka qenë aktiv në Ballkan që nga viti 1992 me programe në Bosnje dhe Hercegovinë, Sërbi, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Kroaci dhe Shqipëri. Gjatë  viteve, CARE programin  e ka  zgjëruar dhe zhvilluar me qëllim që ti  plotësojë nevojat  e ndryshme të populatës  në rajon , e cila është në gjendje të mjeruar . Qëllimi në Ballkan, sot,  është që të sigurohemi se të drejtat sociale, ekonomike dhe politike të grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuara  janë identifikuar dhe  përmbushur , duke kontribu në zhvillimin e paqes së qëndrueshme në rajon. Puna programeve të  CARE  në Ballkan fokusohet në dy strategji: përfshirjen sociale dhe ekonomike dhe barazinë gjinore me programe të veçanta që kanë të bajnë me:

  • Barazi Gjinore, parandalimi i dhunës dhe luftimi i trafikimit me njerëz;
  • Kthimi i refugjatëve dhe personave të zhvendosur;
  • Zhvillimi ekonomik në nivel lokal dhe qeverisja e mirë;
  • Zhvillimi i shoqërisë civile;

• Të drejtat e pakicave dhe të drejtat të  njeriut.

Kontakte

CARE Deutschland / Luxembourg e.V
Tel: +381 3 8224 779
e-mail: Faqja e internetit contact@co.care.org
www.careks.org
https://www.facebook.com/CARE-International-Balkans-292264774143300/?fref=ts