KONFERENCËN e mbajtur me moton “Ajo ndërton ardhmëri”

with No Comments

KOMUNIKATË PËR SHTYP
Për KONFERENCËN e mbajtur me moton “Ajo ndërton ardhmëri”

20 Tetor, 2016, me fillim nga 10: 30h në Qendrën e Informimit të BE-së në Shkup.

CARE Gjermani/Luxemburg e.V. dhe Organizata qytetare e femrave ANTIKO, në kuadër të projektit “Përfshirja e grave të bashkesive etnike në tregun e punës” organizuan konferencë e cila kishte për qëllim prezentimin e rezultateve të hulumtimit te kryer në kuadër të projektit.
Qëllim i këtij studimi është t’i ekzaminojë potencialet e punësimit të grupit te synuar të projektit – gratë nga bashkësitë etnike jo shumicë, të cilat jetojnë në pesë komunat qëllimore – në Qytetin e Shkupit dhe komunat e Kumanovës, Shtipit, Manastirit dhe Tetovës.

Në konferencë ishin present përfaqësues të organeve të pushtetit lokal, agjencitë shtetërore dhe Ministritë përgjegjëse për punësimin e grave dhe barazinë gjinore, komuniteti i donatorëve, OJQ-të lokale dhe ndërkombëtare që punojnë në tematike të ngjashme dhe përfaqësues të mediave.

Në konferencë do të morri pjesë edhe znj.Menka Gugulevska – Drejtore e Departamenti për masa aktive dhe shërbime në Agjencionin e punesimit te R. se Maqedonise punësimit në, e cila i prezentoi masat aktuale aktive për mbështetjen e grave në tregun e punës.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian përmes linjës Buxhetore: IPA – Zhvillimi i burimeve njerëzore 04 06 01, menaxhuar nga Financimi Qendror dhe Departamenti Kontraktues i Ministrisë së Financave. Projekti zgjat 18 muaj duke filluar nga Janari i vitit 2016,dhe i njejti ka për qëllim rritjen e aksesit dhe praninë e grave nga bashkesite etnike në tregun e punës, nëpërmjet të forcimit të potencialeve të tyre per punësim dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm shoqëror.

Aktivitetet e projektit kanë parashikuar trajnime për 250 gra në komunat e targetuara të projektit, poashtu edhe tejkalimin e normave tradicionale për statusin e grave nga komunitetet e bashkësive etnike përmes mbështetjes direkte dhe dhenjes së asistences psiko-sociale për familjet, si dhe zbatimin e punëtorive kreative për kujdesin e fëmijëve, derisa nënat e tyre marrin pjesë në trajnime.

Projekti zbatohet në rajonet e Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Manastirit dhe Shtipit me një buxhet prej 210.000,00 Euro.

Në mirësishtë ju ftojmë që të mbështetni këtë iniciativë e cila kontribuon në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, përmes njoftimeve dhe informacionit te publikuar në mediumin tuaj.

# # # #
Për më shumë informacione ju lutem kontaktoni ANTIKO në contact@antiko.org.mk, ose CARE Gjermani/Luxemburg e.V në Dragan.Peric@co.care.org

 

conference-iemwlm-03 conference-iemwlm-04