Bashkëpunimi me Agjencionin e Punësimit dhe Qendrat e Punësimit të 5 komunave.

with No Comments
  • IQF.Antico gjatë inplementimit të projektit „Përfshirja e grave të bashkësive etnike në trеgun e punës“ kishte bashkëpunim të rregullt me Agjencionin për Punësim të Republikës së Maqedonisë, pra me Qendrat e Punësimit të 5 komunave të përfshira me projektin. Bashkëpunimi u realizua  përmes shkëmbimit të informatave për grupet e synuara  që janë të regjistruar në qendrat, si dhe prezentimi dhe aktualizimi i mundësive të ofruara në kuadër të masave  aktive që janë në dispozicion për të gjithë punëkërkuesit aktiv. Masat aktive u prezantuan gjithashtu gjatë vetë programit të trajnimit, ku morën pjesë në mënyrë aktive këshilltarë të karrierës nga Qendrat lokale të Punësimit. Ky bashkëpunim tashmë ka dhënë rezultate, sepse kemi pasur pjesëmarrës pasiv të cilët nuk kishin njohuri për masat aktive dhe përfitimet në qoftë se ata janë të regjistruar si kërkues aktiv në Qendrat e Punësimit, dhe konstatimi ishte se gratë shpesh nuk e kanë informatën e duhur për shkak të mënyrës uniforme të informomimit dhe të targetimit nga APRM. Kjo është arsyeja pse projekti  rekomandon që në të ardhmen  duhet të meren në konsideratë se, mënyra e targetimit, nevojat dhe interest e grave në zonat urbane dhe rurale nuk janë të njëjta, për këtë shkak, masat e veprimit duhet të lokalizohen dhe të përshtaten nevojave reale që në mënyrë të sukseshme  të përmbushen nevojat e tyre.